Serbia reagon pas vendimit të Britanisë për Kosovën në KS të OKB-së

Premte, 03 August 2018 06:59

Vendimi i Britanisë së Madhe si kryesuese e rradhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për tërheqjen e diskutimit për Kosovën në intervale prej tre muajve, ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq e ka cilësuar si të pakuptimt këtë vendim, pasi që sipas tij nuk mund të thuhet se është e nevojshme të intensifikohet dialogu në Bruksel, e nga ana tjetër të kërkohet që OKB-ja të mos diskutojë temën e Kosovës, shkruan lajmi.net. Veprimin e Londrës si veprim jo të mirë e ka cilësuar edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.
Sipas saj, ky është një vendim “i keq” i marrë nga një vend anëtar i Bashkimit Evropian.
“Nuk mund ta kuptoj që njëra palë dëshiron ta mbajë këtë takim nga njëra anë dhe nga ana tjetër nuk dëshiron të përfshihet në agjendën e Kosovës. Kjo është politikisht e padiskutueshme dhe e papranueshme”, ka thënë Bërnabiq.
E vendim që nuk shkon në të mirë të stabilitetit në rajon e ka cilësuar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Ai ka thënë se një vendim i tillë, ani pse i pritur nga pala serbe, mund të ndikojë edhe më shumë në acarimin e raporteve mes dy vendeve.
Sipas tij, Britania e Madhe as nuk do të dëgjojë për interesat e Beogradit.
E reagim krejt tjetër ka ardhur nga homologu i Daçiqit në Kosovë, Behgjet Pacolli.
Përmes një postimi në Twitter, Pacolli është shprehur i gëzuar me vendimin e Londrës.
Ai ka thënë se që nga viti 2008, Kosova nuk përbën më një çështje aq të ndjeshme sa për tu diskutuar në Këshillin e Sigurimit.
Këtij vendimi i është gëzuar edhe ambasadorja e Kosovës në OKB, Vlora Çitaku.
Ajo është shprehur se diskutimi çdo tre muaj mbi raportin e UNMIK-ut për Kosovën ka qenë i panevojshëm. Përmes një postimi në Facebook ajo ka falënderuar Londrën për vendimin e marrë.
E në anën tjetër, ambasadorja e Britanisë në OKB, Karen Pierce, gjatë ditës së sotme u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që mos të merren me taktikat e OKB-së, por të fokusohen në përshpejtimin e normalizmit të marrëdhënieve të tyre.
Ndryshe, Këshilli i Sigurimit deri në vendimin e fundit të Londrës diskutonte çdo tre muaj për situatën në Kosovë, aspektin e sigurisë dhe marrëdhënieve ndëretnike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...