Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Koreja e Veriut nuk po ecën drejt denuklearizimit.
Ai shprehet se Pheniani po dështon në përmbushjen e premtimit të tij për denuklearizim, duke vazhduar të shkelë disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Këtë deklaratë Pompeo e bëri duke folur në një samit për sigurinë aziatike, në Singapor. Ai tha se duhet bërë ende shumë punë për një Phenian pa armë bërthamore.