Janë zbuluar detaje të reja nga aksidenti tragjik në Foggia, ku 10 emigrantë mbetën të vdekur. Emigrantët po ktheheshin nga puna në fushën me domate, në momentin e aksidentit.
Sipas raportimeve të mediave italiane, emigrantët ishin me origjinë nga Afrika dhe po udhëtonin në një furgon me targa bullgare, i cili u përplas me një kamion të ngarkuar me domate.