Shpërthimit i një autocisterne në zonën Borgo Panigale, në Bolonja ka lënë të vdekur dy persona dhe plagosur 67 të tjerë, 14 prej të cilëve në gjendje të rëndë raportojnë mediat italiane. Në mesin e të plagosurve janë edhe 11 karabinierë dhe dy policë rrugorë.
Shpërthimi i autocisternës ndodhi pranë aeroportit të Bolonjas rreth orës 14:00. Si pasoje e shpërthimit një pjesë e urës së Bolonjës është rrezuar. Një prej mjeteve të përfshira në aksident, një autoçisternë që transportonte lëndë djegëse mori flakë dhe shpërtheu në vend.
Rruga tashmë do të qëndrojë e mbyllur për sa kohë të nevojitet për rikostruksionin e saj. Drejtuesve të bllokuar në radhë të mjeteve u janë shpërndarë shishe uji të ftohta për shkak të temperaturave të larta.
Shpërthimi ishte aq i forte sa shtëllungat e zjarrit dukeshin nga të gjitha anët e Bolonjas. Si pasojë e shpërthimit edhe disa makina janë përfshirë nga flakët. Autostrada e Casalekios është bllokuar nga të dy anët dhe në vendngjarje ndodhen një numër i madh ambulancash.
Zjarrfikës të shumtë kanë ndërhyrë, ndërsa në ndihmë është thirrur edhe një helikopter për të frenuar përhapjen e flakëve.