Shkon në 84 numri i të plagosurve nga shpërthimi i një autocisterne në autostradën e Bolonjës, 3 prej tyre në gjëndje te rëndë.
Zyra kombëtare e emergjencave civile ka informuar mbi aksidentin tragjik rrugor i cili ka shkaktuar dhe 2 viktima.
Kryeministri italian Giuseppe Conte nesër do të jetë në Bolonja për të qenë pranë të plagosurve dhe familjarëve të viktimave.
Ministri i brendshëm Matteo Salvini në një komunikim mediatik ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave e ka falënderuar 100 punonjës të zjarrfikësve që kanë kontribuar në shuarjen e flakëve të shpërthimi të tmerrshëm.
Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik Luigi Di Maio është shprehur se qeveria do të ndërhyjë menjëherë në përmirësimin e politikave të sigurisë rrugore.