Zjarri në Kaliforni, që njihet edhe si zjarri i kompleksit Mendocino, është rritur duke u bërë vatra më e madhe aktive në historinë e shtetit. Flakët janë përhapur me shpejtësi ditët e fundit dukje zhuritur 283.800 hektarë tokë, një zonë me përmasa sa të Los Angelosit.
Ndërkohë, presidenti Donald trump, ka ndezur debat në median sociale duke thënë se përhapja e zjarreve është përshkallëzuar si pasojë e ligjeve mbi ambientin në Kaliforni. Në një postim në “Twitter” ai theksonte se zjarret ishin intensifikuar për shkak të politikës kaliforniane për të devijuar ujërat në oqeanin paqësor.
Zyrtarët lokalë dhe ekspertët sidoqoftë, i kanë hedhur poshtë komentet e tij. “Klima që po ndryshon po çon në zjarre gjithnjë e më shkatërrimtare”, thonë ata.
Më shumë se 14 mijë zjarrfikës dhe qindra pjesëtarë të ushtrisë amerikane po përpiqen të vendosin nën kontroll zjarret që po zhurisin shtetin. Ekspertët e shërbimit kombëtar të motit kanë paralajmëruar se kushtet nuk pritet të përmirësohen me temperature që do të shkojnë deri në 43 gradë celsius në disa zona.