Brexit pa marrëveshje përbën një rrezik për publikun, sepse Britania e Madhe do të humbasë aksesin në fuqitë e sigurisë dhe bazat e të dhënave të BE-së, kanë paralajmëruar udhëheqësit e policisë.
Komisionerët e policisë dhe krimit thonë se agjencitë e zbatimit të ligjit do të përballen me një humbje të konsiderueshme të kapacitetit operacional nëse marrëveshja ndalet.
Në një letër drejtuar sekretarit të brendshëm Sajid Javid, grupi ndërpartiak i punës i Komisionerëve të Policisë dhe Krimit të Brexit thekson rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me organet e policisë dhe drejtësisë evropiane pas marsit 2019.
Ajo thotë se 32 masa janë aktualisht në përdorim në baza ditore duke përfshirë edhe urdhrin për Arrestim Evropian; Sistemi Informativ të Shengenit – një bazë të dhënash me paralajmërime “në kohë reale” për individë të caktuar – dhe Sistemin Informativ të të Dhënave Penale Europiane.
“Mbretëria e Bashkuar dhe BE ndajnë një tablo kërcënimi të përbashkët dhe gjithnjë në rritje. Ne besojmë se një partneritet gjithëpërfshirës në të gjitha fushat e policimit dhe bashkëpunimit për sigurinë është e dobishme reciprok për të gjithë”, shtoi Javid.
Komisionerët thonë se pas diskutimeve me Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe Këshillin e Shefave të Policisë Kombëtare, ata kuptojnë se “burime të konsiderueshme shtesë do të kërkoheshin për policinë për të operuar, duke përdorur mjete jo të BE-së dhe se mjetet e tilla do të ishin nën-optimale potencialisht duke vënë efikasitetin operacional dhe sigurinë publike në rrezik “.
“Prandaj jemi të shqetësuar se një skenar “pa marrëveshje” mund të shkaktojë vonesa dhe sfida për agjencitë e policisë dhe drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar”.
Kryenegociatori i BE Michel Barnier ka treguar se Britania e Madhe nuk do të jetë në gjendje të mbetet pjesë e urdhrit të Arrestimit Europian pas Brexit dhe tha se nuk do të kishte të njëjtin akses në organizata si agjencia policore Europol.
Por në qershor, kryeministri u ankua se negociatorët e BE po bllokonin marrëveshjen, duke rrezikuar sigurinë e shtetasve të BE dhe të Mbretërisë së Bashkuar.
“Ka një njohje të gjerë se Britania e Madhe dhe BE mund të luftojnë më efektivisht kërcënimet e sigurisë kur punojmë së bashku. Është e rëndësishme që të mbajmë aftësitë operacionale pas Brexit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në Komisionin Europian”, tha një zëdhënës i Policisë për Guardian.
Ai tha se qeveria ishte e bindur se bashkëpunimi do të vazhdonte, por po përgatitej gjithashtu për “çdo eventualitet, duke përfshirë edhe asnjë marrëveshje”.