Më shumë se 70.000 persona të pastrehë pas tërmetit në Indonezi

E mërkurë, 08 August 2018 11:37

Më shumë se 70,000 persona kanë mbetur të pastrehë, si pasojë e tërmetit vdekjeprurës që ka goditur ishullin Lombok në Indonezi, kanë njoftuar autoritetet të mërkurën, transmeton AFP.

Tërmeti i shkallës 6.9 ka lënë të vdekur 105 persona dhe ka shqetësuar turistët të dielën, një javë pasi një tjetër tërmet që ka ndodhur në këtë vend ka shkaktuar vdekjen e 17 personave tjerë.

Rreth 236 persona janë plagosur rëndë, mijëra shtëpi janë dëmtuar derisa autoritetet kanë bërë thirrje për ndihmë mjekësore dhe furnizim me gjëra të domosdoshme.

“Përpjekjet për të evakuuar njerëzit janë shpejtuar mirëpo ende ka shumë probleme në këtë pjesë”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë për Katastrofa, Sutopo Purwo Nugroho.

“Numri i viktimave vazhdon të rritet. Më shumë se 70,000 persona janë evakuuar dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar”, është shprehur ai.

Autoritetet lokale, grupet ndërkombëtare për ndihma dhe udhëheqësia qendrore kanë nisur mbledhjen e ndihmave, mirëpo rrugët e dëmtuara kanë ngadalësuar procesin e gjetjes së të mbijetuarve në veri dhe lindje të ishullit Lombok, pjesë të cilat janë prekur më së shumti nga tërmeti.

Mirëpo ushtria indoneziane ka njoftuar se tre aeroplanë të mbushur me ushqim, pajisje mjekësore, tenda dhe ujë tani kanë arritur në Lombok.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...