Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indonezi, ku një magjistar lokal mendohet se ka rrëmbyer dhe përdhunuar prej vitesh një vajzë të re.
28-vjecarja e identifikuar vetëm si “H”, u gjet të dielën në një shpellë pas disa shkëmbinjve të mëdhenj në fshatin Bajugan në një provincë të Indonezisë qendrore, ajo mbahej prej 15 vitesh nga 83-vjecar i quajtur Jago. Sipas policisë, familja e vajzës e kishte dërguar atë tek Jago për trajtim në vitin 2003, kur ajo ishte 13 vjece.
Jago ishte i njohur për shërbimet e tij të mjekësisë alternative dhe metodat e tij shëruese. Sipas policisë cituar nga CNN, Jago kishte abuzuar seksualisht me vajzën për 15 vjet nën pretekstin e magjisë shëruese.
Ai i kishte treguar asaj foton e një burri të quajtur Amrin, që sipas tij ishte xhind. Gjatë seksit Amrin do të shfaqej ose do të hynte në trupin e Jagos, bën me dije policia. Por pak kohë më pas, ai i kishte thënë familjes se vajza ishte larguar dhe ajo u raportua e humbur pasi kërkimet për ta gjetur kishin dështuar.
Viktima do të dërgohet në spital për ekzaminim, ndërsa Jago rrezikon 15 vite burg.