FBI ka arrestuar kongresmenin Republikan Chris Collins, për akuzat e tregtisë së brendshme dhe kalimin e informacioneve sekrete nga kompania ‘Biotech’ tek djali i tij.
I akuzuar është edhe djali i kongresmenit, Cameron Collins, si dhe babai i nuses së tij, Stephen Zarsky.
Aktakuza lidhet me kompaninë ‘Australian Biotech Innate Immunotherapeutics’, në të cilën Collins ka shërbyer si anëtar i bordit.
Sipas aktakuzës, në qershor të vitit 2017, Collins i kaloi të dhënat jopublike të kompanisë, tek djali i tij me qëllim që ta ndihmonte atë “të bënte tregti me stokun e Innate”, shkruan CNBC.