Më shumë kandidate femra do të garojnë për postin e guvernatorëve të SHBA-së dhe vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.
Pas zgjedhjeve të së martës në katër shtete, tani ka 11 kandidate femra për guvernatore dhe së paku 182 për Dhomën e Përfaqësuesve.
Këto kandidatura janë konsideruar si një histori suksesi në SHBA, nga lëvizjet feministe.
Pas sondazhit të mbyllur në katër shtete që mbajnë zgjedhjet e brendshme të martën – Kansas, Miçigan, Misuri dhe Uashington – u bë e qartë se gratë kishin thyer rekorde për emërimet në njësitë guvernatoriale dhe Dhomën e Përfaqësuesve.
Të paktën 182 kandidate do të kandidojë përDhomën e Përfaqësuesve, duke thyer rekordin e 2016-ës, me 167 gra. Tre gra të tjera po udhëheqin në gara të ngushta fillestare.
Debbie Walsh, drejtoreshë e Qendrës për Gratë dhe Politikën Amerikane (CAWP) tha: “Ky ka qenë një sezon elektoral i të dhënave për kandidatet femra dhe sonte vazhdon kjo histori”.
Do të ketë dy gara të forta të grave në shtetin e Uashingtonit, shkruan BBC.
Demokratja Lisa Brown përballet me Cathy McMorris Rodgers për një vend të Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa republikania Susan Hutchison do të përballet me senatoren Maria Cantwell në detyrë.