Një infermiere në Samoa akuzohet për vdekjen e dy foshnjave, të cilat ndërruan jetë pak minuta pasi u kishte bërë vaksinën kundër fruthit, rubeolës dhe shytave.
Bebet vetëm 1 vjeç ishin vaksinuar në spitalin e distriktit të Safotu në ishullin Savai, në Samoa.
Infermierja do të dalë në gjyq javën tjetër.
Pas kësaj ngjarjeje qeveria e Samoas urdhëroi pezullimin e programit të vaksinave raportojnë mediat vendase.