Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, dënoi me forcë të gjitha format e racizmit, një vit pas ngjarjeve të Charlottesville të Virxhinias, që shkaktoi vdekje të pakuptimta.
Më 11 gusht të vitit 2017, grupet ultra-nacionaliste protestuan kundër heqjes së një statuje. Një kundër protestë mori formë dhe një makinë përplasi një grup protestuesish anti-racistë.
“Duhet të jemi të bashkuar si komb. Të mbizotërojë paqja për të gjithë amerikanët” shkruan Trump në Twitter.
Me ton të ashpër ai i kërkoi amerikanëve që të sillen në mënyrë paqësore me njëri-tjetrin.