Të shtëna me armë zjarri në Mançester, plagosen 10 persona

Diel, 12 August 2018 09:48

Rreth dhjetë persona janë plagosur pasi u qëlluan me armë zjarri në zonën Moss Side të Mançesterit.

Policia e Mançesterit tha se të plagosurit po marrin mjekime në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Det Sup Debbie Dooley tha: “Ne aktualisht kemi një numër njerëzish në spital, të gjitha që trajtohen për lëndime të ndryshme, por fatmirësisht shumica nuk përbëjnë rrezik për jetën e tyre.

Zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë pikërisht aty ku ndodhi ky incident dhe kush është përgjegjës për një sulm të tillë të rrezikshëm.

Login to post comments