Disa orë pas shembjes së urës Morandi në Genova të Italisë mësohet se bilanci i viktimave vazhdon të rritet.
Sipas autoriteteve italiane deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën është 35, ndërkohë që 10 janë të zhdukur, 30 makina të vogla dhe 3 kamionë të mëdhenj janë dëmtuar, të cilat kanë rënë mbi 100 metra lartësi.
Ende ekziston frika se mund të vazhdojë shembja e urës, pasi deri më tani ajo ka arritur deri në 300 metra.