Janë disa gjëra që gjithë paratë e botës nuk mund t’I ndryshojnë.
Vogëlushi 6-vjeçar i Callie Rogers është me aftësi të kufizuara si pasojë e një paralize cerebrale, por edhe pse përqafimet dhe dashuria nuk i mungojnë, ai nuk mund të flasë, ecë dhe as të hajë i vetëm.
Si pasojë e traumës që kaluan gjatë lindjes, ai humbi gjithashtu edhe vëllain e tij binjak. Kështu që me shumë mundësi vogëlushi Blake do ketë nevojë për përkujdesje gjatë gjithë jetës së tij.
Por, Callie e di shumë mirë që nëse do t’’ kishte bërë gjerat ndryshe rrugëtimi i saj me fëmijën e sëmurë do të kishte qënë pak më i lehtë.
Callie ishte vetëm 16 vjeç në qershor të vitit 2003 kur fitoi lotarinë britanike. Jo pak, por plot 1 milion e 875 mijë sterlina! 15 vjet më pas ajo ka humbur gjithçka, pasi i bëri “rrush e kumbulla” duke shpenzuar për droga, makina e rritje gjoksi.
Ajo shprehet:
Pjesën më të madhe të kohës nuk më bëhet vonë për paratë. Por, keqardhja ime më e madhe është që nuk kam para për Blake. Atij i pëlqejnë stimulimet me sensorë. Sikur t’i kisha paratë, do t’i jepja dhomën më të madhe me sensorë të mundshme”.
Të gjithë menduan se ajo ia hodhi jetës njëherë e mirë, kur fitoi lotarinë por nuk ishte e thënë. Në më pak se një dekadë para avulluan.