Rreth 14 fansa të Backstreet Boys janë plagosur pasi një strukturë metalike e skenës në një koncert u shemb si pasojë e një stuhie në shtetin amerikan të Oklahomës.
Stafi po mundohej të evakuonte fansat kur shiu dhe erërat me shpejtësi 113-128 km/h rrëzuan hyrjen e koncertit.
Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital, ndërkohë grupi përmes një postimi në Twitter njoftoi anulimin e koncertit duke thënë: “Ne kurrë nuk duam t’i vendosim fansat tanë në rrezik”.