Gazeta greke Ekathimerini ka publikuar sot disa pamje të reja dramatike të zjarrit të tmerrshëm që goditi Greqinë dhe që mori 96 jetë njerëzish në zonën e Atikës Lindore. Pamjet i referohen shpërthimit të zjarrit në një ngastër toke në rajonin e Daou Pentelis.
Zjarri besohet se është vendosur aksidentalisht nga një banor lokal i cili u përpoq të djegë dru dhe bar të thatë.
Flakët e parë, sipas kohës së videos, kanë shpërthyer në orën 4.41, pasditen e 23 korrikut. Siç shihet në video, flakët dalin shumë shpejt jashtë kontrollit dhe ndihmohen nga erërat e forta që lëvizin drejt lindjes.
Ato arritën së pari në vendpushimin e Neos Voutzas për të shkuar më pas në qytezën e Matit ku shkaktuan edhe tragjedinë që mori dhjetëra jetë njerëzish.
Autoritet greke, ditët e para pas zjarrit, filluan të spekulojnë për zjarre vënie të qëllimshme, por video e sotme dëshmon se me shumë gjasa zjarri ka qenë aksidental. SYRI.net