×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Fatura e luftës në Siri – Deri në $388 mld humbje direkte, industria “asgjësohet”

E Enjte, 23 August 2018 15:36

Kriza dhe konflikti sirian, që ka qenë ndër më të ashprit në dekadat e fundit ka rrëzuar thuajse tërësisht një ekonomi që dikur klasifikohej ndër ato me të ardhura të mesme. Humbjet direkte nga kjo luftë fiksohen në 120 miliardë dollarë për të gjithë vendin në tërësi dhe në 268 miliardë dollarë për industritë e ndryshme. Agro-bujqësia dhe sektori i naftës janë dy më të goditurit nga ky konflikt e tejzgjatur.

Zonat kryesore naftëmbajtëse në vend filluan të nxjerrin gjithmonë e më pak naftë, dhe ajo pak që prodhohej ishte e destinuar për të në tregun e zi, duke mos sjellë asnjë të ardhur për arkat shtetit. Statistikat tregojnë se, eksporti i përgjithshëm ra në 2.16 miliardë dollarë në 2012, nga 7.79 miliardë që ishte në 2011. Në 2015 ndërkohë, eksportet zbritën në vetëm 65 milionë dollarë. Të dhënat nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agro-bujqësi, tregojnë se, prodhimi i pambukut ra nga 900 mijë tonë para luftës në 160 mijë tonë pas saj.

Edhe monedha vendase, paundi sirian ka pësuar një zhvlerësim me 900% gjatë kësaj periudhe. Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ( UNDP ) ndërkohë, tregon se, 85% e popullatës vendase jeton nën limitin e varfërisë, ndërkohë që norma e papunësisë është ngjitur në 53%, nga 14.9% në 2011. Konflikti sirian është zbehur ndjeshëm gjatë muajve të fundit por situata vijon të jetë ende e brishtë dhe fatura totale mund të rritet edhe më tej. TV SCAN

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...