Senatori John McCain i cili ishte diagnostikuar me kancer në tru ka ndërprerë trajtimin e tij mjekësor. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij.
Pavarësisht se kolegët e tij e dinin situatën e senatorit, njoftimi se ai ka ndërprerë mjekimin i ka lënë ata të tronditur.
Familja e senatori ka deklaruar se John McCain me forcën dhe vullnetin e tij ka zgjedhur të ndërpresë trajtimin mjekësor për shkak të “përparimit të pashmangshëm të sëmundjes” së tij.
“Përparimi i sëmundjes dhe mosha e avancuar janë faktorë të pandalshëm. Me forcën e vullnetit që e karakterizon, ai ka bërë zgjedhjen e tij, që ta ndalojë trajtimin mjekësor”, njoftoi familja.
Nga ana tjetër familja e senatorit ka falënderuar të gjithë ata që janë kujdesur për McCain.
Cindy McCain, bashkëshortja e senatorit, shkroi në një cicërimë: “Unë e dua burrin tim me gjithë zemër. Zoti i bekoftë të gjithë ata që janë kujdesur për burrin tim përgjatë kësaj kohe”. Vajza e senatorit, Meghan McCain, tha në një reagim: “Familja ime është thellësisht mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe bujarinë që na keni treguar gjatë këtij viti. larg pa ty – na ke dhënë forcë për të vazhduar.
McCain ishte një nga kundërshtarët më të ashpër të presidentit amerikan Donald Trump. 81-vjeçari McCain është në mandatin e tij të gjashtë si Senator i Arizonës, por ai nuk është paraqitur në punë që nga muaji dhjetor.