Kryeministri grek Alexis Tsipras ka njoftuar ndryshimet në qeveri. Ristrukturimi i kabinetit Tsipras ka rikonfirmuar në detyrë Ministrin e Jashtëm, Ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Financave.
Ndërkohë në krye të Ministrisë së Rendit shkon Olga Gerovasili, deri tani Ministre e Reformës administrative.
Ajo zëvendëson në këtë detyrë Nikos Toskas i cili dha dorëheqjen si Ministër i Rendit Publik dhe Mbrojtjes Civile pas zjarrit në Atika që u mori jetën dhjetra personave.
Ndërkohë është emëruar zevendesministre, Katerina Papakosta, qe deri para pak muajsh ishte deputete e Demokracise së Re, partise më të madhe të opozitës.