Në një jaht super luksoz që kushton plot 140 milionë Dollarë një modele 20-vjeçare është gjetur e pajetë.
Sinead McNamara punonte si pjesë e ekuipazhit të jahtit në pronësi të biznesmenit miliarder meksikan, Alberto Bailleres.
Jahti ka qenë i ankoruar prej disa ditësh në Kefalonia të Greqisë, kur trupi i pajetë i modeles është gjetur brenda. Shkaqet e ndarjes nga jeta të 20-vjeçares janë të paqarta, ndërkohë që policia greke ka nisur hetimet për vrasje.