Monica Lewinsky ka lënë përgjysmë intervistën e saj në Izrael dhe u largua nga skena pasi u pyet për marrëdhënien e saj me Bill Clinton.
Lewinsky në një postim në Twitter shpegoi se u largua për shkak se e pyetën për një temë "jashtë kufijve".
Ajo më parë tha se çështja e saj me Clinton ishte një "shpërdorim i madh i pushtetit" nga ana e tij.
Ish-sekretarja e Clinton, ishte vetëm 22-vjeçe kur u përfshi në një lidhje romantike me ish-presidentin, i cili ishte 27 vite më i madhe.
Lewinsky po jepte një intervistë në Jeruzalem për anët negative dhe pozitive të internetit dhe të mediave sociale.
Por me qetësi u largua kur spikerja e Channel 2 News, Yonit Levi e pyeti për lidhjen dashurore me Clinton.
Yonit Levi e pyeti nëse priste një kërkim falje personalisht nga ish-presidenti lidhur me marrëdhënien e tyre kur ishte praktikane në Shtëpinë e bardhë në vitin 1990.
"Më vjen keq, nuk jam në gjendje ta bëj këtë,"- tha Lewinsky para se të lëshonte mikrofon e saj dhe të dilte nga studio e lajmeve.
Channel 2 News tha se pyetja e kërkuar ishte e ligjshme, e denjë dhe e respektueshme, dhe në asnjë mënyrë nuk shkonte përtej kërkesave të Lewinsky.