Ka vdekur në moshën 40 vjeçare Rachel Bland, gazetarja e BBC, sëmurë me kancer e cila të martën kishte bërë të ditur tragjedinë e saj me anë të një postimi në Instagram
Infektuar nga një tumor në gji prej dy vjetësh, koshiente për fatin që e priste, ajo nisi të punojë për një libër dedikuar djalit të saj me titull 'For Fred' (Për Fredin). "Dua të më kujtojë", kishte shpjeguar gruaja.
"Ishte një prezantuese e madhe, siç ishte një bijë e madhe dhe e dashur, motër, teze, mbesë, grua, dhe mbi të gjitha nënë për të çmuarin e saj të vogël Freddie", ka deklaruar bashkëshorti i Bland.
"Jemi krenarë dhe mirënjohës për punën e mrekullueshme që Rachel ka bërë duke shkruar librin e saj, duke luftuar me paragjykimet rreth kancerit dhe duke provuar që mund të jetohet plotësisht edhe kur ke një sfidë kaq të vështirë për ta përballuar."
Diagnoza e kancerit i ishte komunikuar në nëntor të 2016-s: Gjatë krishtlindjeve nisi kimioterapinë, ndërkohë që në korrik të 2017-s bëri mastektominë e parë.
Në maj të këtij viti kishte nisur një cikël kurimi në një klinikë të specializuar, por avancimi i kancerit kishte bërë të humbnin shpresat.
Më shumë se sëmundja, ajo që e trembte vërtet, siç e ka thënë vetë gazetarja disa herë, ishte mendimi 'të linte Freddie-n e saj të vogël pa nënë."