E majta polake shpreson tek një politikan homoseksual

Tuesday, 11 September 2018 16:18

Nga Monika Sieradzka DW

Robert Biedroń, Kryetar i Bashkisë së Słupskit, është për një Poloni të hapur dhe është kthyer në ikonë për të majtën. Shumë vetë e krahasojnë atë me Emmanuel Macron, si sfidues për establishmentin e vjetër politik.

Gjatë një takimi me ithtarët e tij ai shfaqet i gëzuar, dinamik dhe i sigurt tek fitorja. Ka muaj që Robert Biedroń, kryetari i parë i një bashkie në Poloni, që tregon hapur se është homoseksual, bën reklamë për partinë që do të krijojë në shkurt të vitit 2019. Takimet që quhen këmbim idesh me Biedroń, "brainstormings mit Biedroń" ndiqen nga qindra e nganjëherë mijëra vetë.

Parrullat e tij tingëllojnë si një program tipik i majtë. Ai kërkon të ulë pabarazinë sociale, të liberalizojë ligjin e abortit, të krijojë më shumë vende për fëmijët në kopshte dhe të përmirësojë sistemin shtetëror të shërbimit shëndetësor. Por më e rëndësishme se kjo është rrezatimi që Biedroń ka si person. Ai është i zhdërvjellët dhe jo shumë i ftohtë, si pjesa më e madhe e politikanëve të etabluar. Por pëveç kësaj, ai ka një biografi që e ka bërë autentik dhe që nxit besimin e njerëzve.

Homoseksual në një vend katolik

Biedroń vjen nga Polonia jugore, një vend shumë konservator. Për shkak të homoseksualitetit, atij i është dashur që të jetojë i izoluar kur ka qenë i ri, ka vuajtur shumë dhe ka pasur madje dhe mendime suicidale. Si politikan ai është angazhuar më vonë për të drejtat e homoseksualëve. Në vitin 2001 ai organizoi "fushatën kundër homofobisë", e cila shkaktoi shumë kontroverse në Poloninë konservatore. Për herë të parë më 2011 ai u zgjodh deputet, duke u bërë kështu deputeti i parë homoseksual në Poloni.

Ai dëshiron që të martohet me partnerin e tij, por dëshiron që martesën ta bëjë vetëm në Poloni. "Unë jam polak, i paguaj këtu taksat dhe i shërbej vendit tim prej vitesh, prandaj pres që në shtetin tim të trajtohem njësoj si të tjerët", thotë 42 vjeçari Biedroń, duke shpresuar që martesa e homoseksualëve të jetë një ditë e lejuar edhe në Poloni. Martesën ata të dy duan ta bëjnë në Słupsk, aty ku Biedroń është Kryetar Bashkie, që prej vitit 2014.

Politikan që ecën i vetëm

Periudha e qëndrimit të tij në post në qytetin polakoverior me 93 mijë banorë përfundon në nëntor 2018. Biedroń, nuk do të kandidojë sërish, meqenëse dëshiron të kthehet në politikën kombëtare. Por nëse do e bënte, sondazhet tregojnë se ai do të merrte 60 përqind të votave për t'u bërë sërish kryetar bashkie në Słupsk. Jo vetëm sepse mbasi të iki Biedroń, qyteti do futet sërish në borxhe, siç ka qenë para periudhës së Biedrońit.

Nacionalkonservatorët në Poloni e kanë Biedrońin halë në sy. As në kampin e liberalëve të majtë ai nuk ka shokë në politikë. Partisë liberale Aleanca Zgjedhore e koalicionit qytetar, që përbëhet nga partitë Platforma Qytetare (PO) dhe Modernja (Nowoczesna), Biedroń mund t' i marrë zgjedhësit, sepse ai flet shumë shpesh për problemin delikat të liberalizimit të ligjit për abortet. Aleanca qytetare nuk guxon ta bëjë këtë që të mos trembë zgjedhësit konservatorë të qendrës.

"Macroni polak"

Shumë tema sociale, që tradicionalisht janë tema të të majtës, janë zënë prej vitesh nga partia në pushtet, Ligj dhe Drejtësi (PiS). Projektin e saj për të dhënë para për fëmijët nuk mund ta krahasosh me asnjë projekt tjetër social në historinë e re të Polonisë. Por qytetarët që janë për projekte sociale, por janë kundër kursit nacional- konservator të PiS, nuk e ndjejnë veten të prezantuar nga kjo parti. Këta njerëz mund të kthehen në grup interesant për partinë e ardhshme të Robert Biedrońit.

Gazetarët dhe vëzhguesit e krahasojnë këtë politikan polak me presidentin francez, Emmanuel Macron. Me karizmën e tij ai është duke futur një stil të ri politik në Poloni. Establishmenti ka arsye të mira për t' u trembur nga përzierja e tij në peisazhin politik. Në media bëhen spekullime, se ai mund të krijojë një front të përbashkët me partinë e Macronit, para zhvillimit të zgjedhjeve evropiane dhe më pas për Parlamentin e BE-së.

Zgjedhjet evropiane si gur prove

Pas zgjedhjeve evropiane, të cilat do të kthehen në testimin e parë për partinë e Biedrońit, në vjeshtë të 2019 do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare polake. Në një intervistë me gazetën bulevardeske polake Super Express, "Macroni polak" u shfaq i sigurt në vetvete kur e pyetën a do të bëhet kryeministër: "Unë shkoj në politikë për të ndryshuar Poloninë, dhe vetëm kryeministri ka ndikim real mbi realitetin".

Sipas sondazheve të kësaj vere ai mund të ngjitet në zgjedhjet presidenciale polake të 2020 në vendin e tretë, mbas presidentit aktual Andrzej Duda dhe presidentit të Këshillit të BE-së, Donald Tusk, duke qenë një kandidat i rëndësishëm i opozitës. Spekullimet për kandidimin si president, Biedroń nuk i hedh poshtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...