Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen në shtetin amerikan të Massachusetts.
Ngjarja ndodhi në plazhin Newcomb Hollow mesditën e së shtunës.
Policia tha se i riu u dërgua në spital i plagosur, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të shumta që kishte pësuar.
Sulmi nga peshkaqeni konsiderohet të jetë incidenti i parë me pasoja fatale në këtë shtet që prej vitit 1936.
Zyrtarët vendas njoftuan se plazhi do të jetë i mbyllur për pushuesit, të paktën për 24 orë.
Një dëshmitar që pa ngjarjen tha se ishte tmerruar nga ky incident.