Kim Jong-un ka pranuar të mbyllë njërin prej vendeve kryesore të testimit dhe lëshimit të raketave të Koresë së Veriut.
Lajmin e dha Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in pas takimit të përzemërt në Penian me homologun e shtetit fqinj. “Ramë dakord mbi një mënyrë për të arritur denuklearizimin”, deklaroi Moon me entuziazëm.
Marrëveshja u përshkrua nga Kim si një "hap përpara" drejt paqes ushtarake në gadishull.
Kim tha gjithashtu se shpresonte të "vizitojë Seulin në të ardhmen e afërt" . Ai do të ishte udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut për ta bërë këtë.
Fokusi kryesor i samitit ishte çështja e denuklearizimit. Ndërsa SHBA dhe Koreja e Veriut në terma të gjerë kanë rënë dakord të punojnë drejt këtij qëllimi, negociatat kanë ngecur.
Tani, Pheniani ka kërkuar të rikonfirmojë angazhimin e saj.