Një parashutist amerikan gati theu këmbët e tij kur hedhja nga pallati 19-katësh nuk shkoi ashtu siç duhej.
John Michael nga Teksas u rrëzua në tokë për shkak të erërave të papritura. Hedhja u zhvillua në Bryne, Norvegji, jashtë një prej ndërtesave më të larta në qytet.
Kur erdhi ambulanca për ta dërguar me urgjencë në spital, ai ishte i vetëdijshëm.
Ndërkohë, mediat lokale kanë raportuar se nuk do të lejohen më hedhje nga ajo ndërtesë.
Ende nuk dihet nëse parashutisti ka patur ndonjë dëmtim serioz me këmbët.