MEK, luftëtarët që do të shembin nga Shqipëria regjimin iranian

Premte, 21 September 2018 09:31

Nga L. Tood Wood

Gjatë një udhëtimi të kohëve të fundit në Shqipëri, mora një ftesë për të vizituar kampin më të ri të Organizatës Popullore të Muxhahedinjëve të Iranit, (MEK). E pranova ftesën edhe pse nuk e kisha idenë se çfarë po më priste në qendrën misterioze ku strehohen 3,200 anëtarët e lëvizjes së rezistencës iraniane, pasi u detyruan të largoheshin nga Iraku. Nuk dua të shkruaj për grupin dhe agjendën e tij për të ardhmen, por të rrëfej çfarë gjeta në “Ashraf 3”, emri që MEK i ka vendosur kampit të ri në Shqipëri, pas bazës me po të njëjtin emër në kufirin irakian, ku grupi filloi sulmet ndaj Iranit.
Tani që Administrata Trump ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja me Iranin, MEK-ut i është dhënë një shpresë e re për shembjen e regjimit të Republikës Islamike të Iranit. Me sanksionet e reja që pritet të gjunjëzojnë regjimin e korruptuar, trazirat civile kanë filluar të shpërthejnë nëpër të gjithë Iranin. Anëtarët e MEK shprehen tanimë kanë një shans të madh për ndryshimin e regjimit nga brenda Iranit, pa pasur nevojë për përdorimin e forcës ushtarake amerikane. Me rënien eventuale të regjimit islamik, MEK dëshiron që më në fund të vendosë në Iran një demokraci të qëndrueshme.
Kampi në Tiranë është shoqëruar me polemika të shumta, për shkak së MEK është parë si një kërcënim ekzistencial për Shqipërinë. Kjo ka bërë që Teherani të veprojnë në mënyrë të pamatur duke kundërshtuar dhe sulmuar disa herë grupin opozitar. Masat e marra nga Irani përfshijnë edhe përpjekjet për të bombarduar një manifestim të opozitës iraniane në Paris këtë, ku u arrestua një diplomat iranian dhe u vunë nën akuza dy spiunë të tjerë që vepronin në Uashington DC. Agjentët e inteligjencës iraniane kanë qenë mjaft aktivë edhe në Shqipëri, duke rekrutuar ish-anëtarët e MEK-ut për qëllime propaganduese dhe duke u përpjekur të njollosin reputacionin e grupit në sytë e popullit shqiptar.
Makina me disa nga anëtarët e grupit erdhi për të më marrë nga hoteli ku po qëndroja në Tiranë dhe bëmë rreth 45 minuta rrugë për kamp. Biseda ishte mjaft e këndshme dhe madje u ndalëm për të provuar disa fruta përgjatë rrugës. Por vura re se po udhëtonim gjithnjë nën masa të rrepta sigurie. Ata asnjëherë nuk dilnim me më pak se dy makina, ndërkohë që baza ishte e “blinduar” nga të gjitha anët. Një firmë sigurie ruante kampin, duke mbrojtur perimetrin dhe kontrolluar pothuajse të gjitha makinat.
Kampi ishte shumë i madh dhe ishte ende në ndërtimin e sipër. Grupi ia kishte dalë që brenda një periudhë kaq të shkurtër të rikrijonte atë që kishin lënë pas në Irak. Baza ishte si një qytezë më vetë, ku mund të gjeje gjithçka, strehim, mensa, salla për mbledhje, parqe dhe ndërtesa administrative.
Brenda një kohe të shkurtër, u njoha me udhëheqjen grupit në Shqipëri dhe u ulëm rreth një tavoline në një nga ndërtesat e ngritura së fundmi. Anëtarët e kampit e dinin se u kisha premtuar të qëndroja mendjehapur dhe mblidheshin vazhdimisht rreth meje. Bëra shumë pyetje gjatë vizitës sime dy ditore dhe mora përgjigje të përpikta për secilën prej tyre. Ndonjëherë anëtarë që nuk ishin të pranishëm thirresh për të më dhënë përgjigje më të detajuara. Nuk u pengova të shihja ose të kërkoja ndonjë gjë. Pyeta për jetën në kamp dhe për ​​ata që ishin larguar nga lëvizja.
Mu dha mundësia të bëja një shëtitje rreth e rrotull kampit. Objektet ishin shumë funksionale, por disi shterpë. Duke qenë se fëmijët e MEK-ut janë zhvendosur në dekadën e fundit nga Iraku për në Europë dhe Amerikë, pjesëtarët e grupit të strehuar në kamp janë kryesisht të moshuar, edhe pse takova shumë të rinj të cilët u evakuuan nga Iraku në vitin 2009. Ata ishin ndër të paktën që ndoqëm gjurmët e të afërmve të tyre, për të mbajtur gjallë luftën  kundër regjimit. Gjatë shëtitjes në kamp u njoha me aftësive e jashtëzakonshme në gatim të disa prej anëtarëve të MEK-ut. Vizitova edhe spitalin e bazës, ku vura re se grupi ishte i pajisur me një sërë pajisjesh mjekësore.
Pata gjithashtu mundësinë të flisja dhe të intervistoja 50 anëtarë që vinin nga të gjitha sferat e jetës brenda lëvizjes. Shumë prej tyre kishin humbur të dashurit nga regjimi. Shumë të tjerë kanë parë tek i ekzekutoheshin para syve anëtarët e familjes. Shumica e grupit opozitar kishin hequr dorë nga shpresa për një jetë të mirë në Iran dhe janë zotuar tanimë për përmbysjen e regjimit në emër të gjeneratave të ardhshme.
Shumë ekspertë e kanë përshkruar MEK-un si kult. Unë do ta përshkruaja si një grup të përkushtuar për të çuar deri në fund “amanetin” e disa individëve që kanë dhënë jetën për një ide: Çlirimin e Iranit. Të gjithë më treguan për popullin e tyre duke më rrëfyer se donin një jetë më të mirë për popullatën iraniane. Kjo ndjesi ishte veçanërisht e përhapur midis të rinjve që takova, shumë prej të cilëve kishin marrë plagë të rënda nga dhuna në Ashraf. Shumë të tjerë mbanin mbi supe barra të mëdha humbjeje dhe dhimbjeje për shkak të përplasjeve me regjimin, vrasjeve, sulmet, mashtrimet dhe torturat. Parimi i tyre kryesor është që të mos lejojnë që brezat e ardhshëm të Iranit të kalonin të njëjtën përvojë të tmerrshme.
Ideali i lirisë është i përhapur fuqishëm mes të gjithë anëtarëve të “Ashraf 3”. Shumica e njerëzve që takova ishin shumë intelektuale dhe të suksesshëm në jetën e tyre të mëparshme. Ata mund të ishin duke jetuar kudo në Perëndim, por ata zgjodhën të bashkoheshin me këtë lëvizje. Pashë një nivel të jashtëzakonshëm përqendrimi dhe vendosmërie. Të gjithë anëtarët e grupit e dinin se kishin një punë për të bërë dhe ishin të fokusuar ta çonin deri në fund. Çdo person me të cilin flisja, e dinte saktësisht se për çfarë po luftonte dhe përse kishin hequr dorë nga jeta e tyre për të luftuar regjimin.
Shqipëria nuk ka pse të ketë frikë nga ky grup. Unë nuk pashë asnjë armë apo stërvitje ushtarake. Ata duan të bëhen qytetarë të mirë të Shqipërisë dhe të ndërtojnë një jetë në ish-vendin komunist. Në fakt, është MEK ai që duhet të shqetësohet për dhunën. Regjimi iranian ka treguar se nuk do të ndalojë para asgjëje për t’i shkatërruar. Agjentët iranianë janë mjaft është aktiv në Shqipëri. Dhe janë pikërisht agjentët ata nga të cilët duhet të ketë frikë publiku shqiptar dhe jo anëtarët e opozitës në kamp./Washington Times/ Marr nga gazetasi.al

Login to post comments