×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

SHBA, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, me një propozim të ri për ndihmat e imigrantëve

Diel, 23 September 2018 18:56

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka bërë të njohur një propozim për personat që hyjnë dhe synojnë të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara: që ata të mos kenë përfitime publike, siç janë programet e ndihmave për ushqime, ilaçe me recetën e mjekut, ose strehim.

Ky propozim u bë i njohur përmes një deklarate të publikuar në internet të Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen, në pritje të komenteve të publikut, në mënyrë që rregulli i propozuar të jetë transparent.

"Rregulli i propozuar do të zbatojë një ligj të miratuar nga Kongresi, që synon promovimin e pavarësisë dhe vetëbesimit të imigrantëve, si dhe dhe ruajtjen e disa burimeve, në mënyrë që imigrantët të mos bëhen barrë për taksapaguesit amerikanë”- thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të shqyrtojë “përfitimet e tanishme dhe ato në të shkuarën mbi një prag të caktuar, si një faktor tepër negativ” për personat që i marrin këto ndihma.

Në përfitimet publike hyjnë ndihmat shtetërore, ose federale, si kupona për blerjen e ushqimeve, disa lloje të sigurimeve shëndetësore, qëndrimi në institucione të caktuara për një periudhë të gjatë kohe me shpenzimet e qeverisë dhe ndihmat për strehimin.

Ky propozim do të publikohet zyrtarisht në Regjistrin Federal në javët e ardhshme dhe publikut do t’i lihen 60 ditë për të shprehur komentete e tyre me internet, ose me email.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...