Gjermani reduktoi borxhin e saj të përgjithshëm publik me 2.3 për qind në gjysmën e parë të këtij viti, duke e shtyrë atë në nivelin më të ulët që nga viti 2011. Rritja ekonomike e qëndrueshme do të thotë se qeveria Gjermane po gëzon një suficit buxhetor që mundëson rritjen e shpenzimeve publike pa marrë hua të reja.
Sipas zyrës federale të statistikave, borxhi i të gjitha niveleve të shtetit, duke përfshirë qeverinë federale, 16 shtetet, komunat dhe sistemet e sigurimeve shoqërore, u tkurr në 46.5 miliardë euro për periudhën janar-qershor.
Qeveria federale e kancelares Angela Merkel uli borxhin me 1.7 për qind në 1.22 trilion euro dhe 16 shtetet federale ulën borxhin me 3.6 për qind në 574.5 miliardë euro. Ndërsa, borxhi i sistemeve të sigurimeve shoqërore ra me 7.1 për qind në 403 milionë euro.
Megjithatë, borxhi i zvogëluar përbën një sfidë për Bankën Qendrore Europiane, e cila duhet të diskutojë se di do të riinvestojë paratë që rrjedhin nga obligacionet qeveritare. Investitorët janë të interesuar të dinë nëse BQE do të devijojë rregullat e saj të tanishme dhe blerjet e mëtejshme të ngadalta në Gjermani, ku është pranë një kufiri të vetëshpallur të borxhit. Sipas Bashkimit Europian, shtetet anëtare duhet ta mbajnë borxhin nën 60% të PBB.