Një djalë i mitur ka vdekur nga zjarri ndërsa po përpiqej të shpëtonte vëllezërit e motrat e tij, duke mos e ditur që ata kishin dalë nga shtëpia që po digjej.
Adrian Cross, 12 vjeç, vdiq më 24 Shtator kur u bllokua në katin e dytë të shtëpisë së djegur në Milwaukee, SHBA.
I mituri hyri brenda për të shpëtuar vëllezërit e tij pasi nuk e kishte kuptuar që familja e tij kishte dalë jashtë dhe ishte në gjendje të mirë shëndetsore.
“Ai hyri për të marrë vëllezërit e tij. Kjo është ajo që po përpiqej të bënte”, tha gjyshja e tij, June Cross, për Fox6.
Cross tha se ajo dhe familja e saj po mbështeten në besimin e tyre në Zot për të kaluar këtë kohë të vështirë.
“Besojmë në Zot sepse kjo është e vetmja fuqi që kemi. E di që Zoti ka plane më të mira për ne”, tha ajo.
Shërbimi i zjarrfikëses mbërriti në vendgjarje por thanë se flakët ishin përhapur shumë brenda një kohe të shkurtër. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrin.