Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të rikandidojë për kreun e partisë Unioni Kristiandemokrat (CDU) në dhjetor, pavarësisht humbjes së pësuar në grupin parlamentar ndaj Volker Kauderit.
Kancelarja përsëriti se ishte në dispozicion për të gjithë mandatin në kancelari dhe se nuk ndryshonte mendimin për mospërputhjen mes rolit të kancelarit dhe atij të drejtuesit të partisë.
"Mendoj se këto dy poste nuk kanë mospërputhje”, deklaroi Merkel.