Shtatë oficerë të zbatimit të ligjit në SHBA janë qëlluar, një prej tyre me vdekje, në një incident në Karolinën e Jugut, thonë zyrtarët për BBC.
Një person i armatosur kishte mbajtur një fëmijë peng dhe ka bërë qëndresë prej dy orësh përpara se të dorëzoheshin dhe të dërgoheshin në spital bashkë me fëmijën që ishte peng.
Ai nuk është identifikuar dhe motivi është i paqartë.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë tweet rreth të shtënave, duke shprehur mërzitjen për vrasjen e policit.