Italia e jugut është përfshirë gjatë 24 orëve të fundit nga një mot i keq me shira të shumtë duke sjellë përmbytje e dalje lumenjsh nga shtrati.
Dalja e lumit Lamentino në Lamezia Terme në Kalabri i ka marrë jetën një nëne me dy fëmijë të mitur 2 e 7 vjeç.
Situata është dramatike në provincën e Katanzaros ku është regjistruar dhe shembja e urës Grazia.
Zyra e mbrojtjes civile ka shpallur alarmin e rrezikut të lartë meteorologjik dhe për 24 orët e ardhshme.
Moti i keq ka shkaktuar dëme e përmbytje dhe në rajonin Campania, në Puglia e Sicilia.