Prodhuesi i satelitëve dhe raketave, Space X ka lëshuar në hapësirë një tjetër satelit vëzhgues.
Sateliti SAOCOM 1A është lançuar me sukses përmes raketës Falcon 9 nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vetëm pak çaste pas nisjes nga baza e forcave ajrore e Vandenbergut, që ndodhet rreth 200 kilometra larg Los Anxhelosit, pjesa e parë e raketës “Falcon 9” u ul padëmtuar në bazë.
Është hera e parë që “SpaceX” ulet me sukses në një bazë ku nisen anijet hapësinore në bregun perëndimor amerikan. Uljet e mëparshme të raketës “Falcon 9” kanë ndodhur në qendrën Kennedy të NASA-s që ndodhet në Florida.