Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka ftuar Papa Françeskun për të vizituar vendin.
Lajmi u njoftua nga zyra presidenciale e Koresë së Jugut.
Fetsa për të vizituar Peniann do të dorëzohet nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili do të jetë në Vatikan javën e ardhshme, si pjesë e një udhëtimi në Evropë.
Kjo nuk është hera e parë që një Papë është ftuar në Korenë e Veriut.
Koreja e Veriut dhe Vatikani nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike.
"Gjatë takimit me Papa Françeskun, Moon do ti transmetojë mesazhin e Kim Jong-un se ai do ta mirëpresë Papën nëse viziton Penianin,"-tha zëdhënësi i Moon, Kim Eui-kyeom.
Ftesa është 'gjesti i fundit pajtues' nga Koreja e Veriut.
Kim zhvilloi një samit historik me Presidentin e SHBA Donald Trump më herët gjatë këtij viti dhe gjithashtu u zhvilluan tre takime ndër-koreane.
Në vitin 2000, babai i Kim Jong-un, Kim Jong-il, ftoi Papa Gjon Pali II që të vizitonte Korenë e Veriut, pasi u citua të ketë thënë se do ishte mrekulli nëse Papa do shkonte atje.
Kjo ftesë erdhi në një samit me Presidentin e atëhershëm të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung. Por vizita nuk ndodhi kurrë.