Jep dorëheqje ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Halley. Mediat e huaja shkruajnë se dorëheqja ka qenë shumë e papritur për administratën e presidentit Donald Trump.
BBC shkruan se mëngjesin e kësaj të marte Trump ka pritur në një takim në Shtëpinë e Bardhë ambasadoren Haley. Po ashtu mësohet se pas takimit, presidenti i SHBA-ve ka pranuar dorëheqjen e Nikki Halley.
Kujtojmë se Haley u konfirmua në krye të këtij posti si e dërguar në OKB në janar të vitit të kaluar.