Ushtarë të Armatës së Maqedonisë (ARM) kanë shtënë në ajër në kufirin me Greqinë për të parandaluar hyrjen e emigrantëve ilegal në vend. Një nga emigrantët është arrestuar, ndërsa grupi tjetër është larguar në drejtim të fqinjit jugor, raportoi Armata e Maqedonisë.
Sipas njoftimit, një patrullë ushtarake gjatë patrullimit në rrugën rajonale Gjevgjeli – fshati Moin, ka hasur lëvizjen e një grupi të njerëzve që ilegalisht kanë kaluar kufirin. Pas kësaj ushtarët kanë reaguar dhe në përputhje me rregullat e sigurisë kanë shtënë në ajër, informon INA.
Një pjesë e grupit të kalimtarëve ilegalë janë larguar në territorin grek, ndërsa një prej tyre ka ngelur në territorin e Maqedonisë, duke iu dorëzuar autoriteteve kufitare. Bëhet fjalë për një emigrantë ilegalë nga vendet e Lindjes së mesme. Autoritetet kufitare kanë theksuar se po vijojnë kontrollet në kufi për parandalimin e kalimeve ilegale. Në këtë periudhë janë shtuar zërat për një fluks të ri të emigrantëve, që pritet të vërshojnë Maqedoninë