Të paktën 22 vetë kanë vdekur dhe shumë prej tyre janë zhdukur si pasojë e motit të keq në Indonezi. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës janë shkaku i vdekjeve.
Reshjet nisën që të mërkurën në zonën e Sumatras duke vrarë 17 persona. 11 prej tyre ishin nxënës shkollë të cilët humbën jetën kur shkolla ku ndodheshin u shemb nga rrëshqitja e tokës. Nën baltë ka ende të zhdukur./tch