Maqedonia këtë javë nis bisedimet për në NATO

Tuesday, 16 October 2018 18:58

Të enjten dhe të premten zyrtarisht fillojnë bisedimet për anëtarësim në NATO.

Koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski tha se Komiteti për integrimin e vendit në NATO ka përpiluar një draft të reformave për të cilat do të diskutojnë me përfaqësuesit e Aleancës. Pendarovki sqaroi detaje të bisedimeve të kësaj jave.

“Bisedat aderuese të enjten dhe të premten do të zhvillohen në dy sesione. E para do t’i përfshijë çështjet politike dhe të mbrojtjes, për përmbushje të kushteve për anëtarësim. Derisa e dyta përfshin çështje të lidhura me resurset, sigurinë, aspektet juridike si dhe kontributin e Maqedonisë në buxhetin e përbashkët të Aleancës. Në këtë fazë të bisedimeve do të konfirmohet edhe korniza kohore për kompletimin e tyre”,u shpreh Stevo Pendarovski, Koordinator nacional për NATO.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov theksuan se e vetmja rrugë për anëtarësimin e vendit në NATO është zbatimi i Marrëveshjes së Prespës. Andaj i bënë thirrje të gjithë deputetëve që t’i tejkalojnë interesat partiake dhe t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese që burojnë nga marrëveshja. Në të kundërt, ministrat janë të bindur se numrat e nevojshëm të deputetëve do të sigurohen përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Deputetët e të gjitha partive politike ndodhen para mundësisë historike dhe përgjegjësisë historike. Duke shtypur butonin “Për” do të marrin pjesë në hapat e fundit të maratonit 27 vjeçar për anëtarësimin e atdheut tonë në NATO. Suksesi i Maqedonisë varet nga vendimi i tyre. Askush nuk ka të drejtë t’ia merr të drejtën këtyre qytetarëve dhe këtij vendi që shumë gjatë e pritën lajmin e mirë”,u shpreh Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

“Nuk ka patriotizëm më të madh sesa marrja e përgjegjësisë dhe vizion për të ardhmen. Ne e bëmë këtë si Qeveri, i iniciuam ndryshimet kushtetuese që janë në kontekst të suksesit të këtij procesi. Tani gjithçka është në duar të deputetëve. Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa momenti historik para nesh, as partitë, as zgjedhjet e ardhshme, as karrierat politike”- theksoi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.

Bisedimet për anëtarësim në NATO do të zgjasin deri në fund të vitit. Në janar Maqedonia do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësim, me çka do të ketë të drejtë pjesëmarrjeje në të gjitha trupat punues të NATO-s, por pa të drejtë vote. Anëtarësimi i vendit në Aleancë mund të ndodhë vetëm pasi të gjitha shtetet anëtare ta ratifikojnë protokollin për anëtarësim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...