Sfida e Ballkanit Perëndimor për të mbajtur rininë në rajon

E mërkurë, 17 October 2018 09:52

30% e rinisë nga Ballkani Perëndimor që kryen intership në kompanitë gjermane në nuk kthehet në atdhe. Për DW Antje Müller, Drejtore e Programit për Ballkanin Perëndimor, Programi intership i Biznesit Gjerman.

DW: Znj. Müller, ҫfarë i ofron biznesi gjerman rinisë së Ballkanit Perëndimor (BP) me anë të programit të intership që ju drejtoni?

Antje Müller: Ofrojmë vende intershipi në kompanitë gjermane, kudo në Gjermani, nga 3- 6 muaj për të sapodiplomuarit. Kjo do të thotë që të rinjtë dhe të rejat mund të fitojnë njohuri praktike, që kombinohen me njohuritë e tyre teorike të fituara në universitet, pra do të thotë një numër i madh të rinjsh dhe të rejash nga gjithë rajoni që marrin njohuri praktike dhe rrisin dijet e tyre profesionale.

Shans i madh të fitosh njohuri praktike tek kompanitë gjermane, që janë në avanguardë në teknologji, menaxhimin, respektim të të drejtave të punonjësve etj. Si lindi kjo nismë për t'ia dhënë këtë mundësi rinisë së BP?

Programi nisi pas vrasjes në vitin 2003 të Zoran Djindic, kryemnistrit të parë demokrat të Serbisë. Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik për Zhvillim, hapi programin duke synuar të kujdeset për trashëgiminë e Zoran Djindic, i cili shihte tek rinia një faktor të rëndësishëm me rol të veҫantë në zhvillimin e Serbisë. Zoran Djindic vlerësonte shumë potencialin e rinisë në ndryshimin progresiv të shoqërisë serbe. Më vonë në program përfshimë edhe 5 vendet e tjera të BP si edhe Kroacinë për të rritur potencialet e rinisë dhe rolin e saj në zhvilimin ekonomiko-social të BP. Çdo vit ne ofrojmë 75 vende për intership, në bizneset gjermane, kudo në Gjermani. Kosto e qëndrimit të pjesëmarrësve, që pranohen për intership apo ndryshe alumni, përballohet 50% nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik për Zhvillim dhe 50% nga kompanitë gjermane, ku ata kryejnë praktikën, duke përfshirë edhe sigurimin shëndetësor. Ata marrin edhe 550 euro në muaj si bursë. Në varësi nga qyteti ku ndodhet kompania, ajo paguan ose pagë mujore ose qeranë e banesës. Kampania siguron edhe pajisjet për të punuar si edhe një mentor që i shoqëron ata në marrjen e njohurive praktike. Pra, kuptohet që është një shumë e konsiderueshme financiare si edhe kapital human që Gjermania vë në dispozicion të rinisë së BP.

A ka të dhëna për numrin e pjesëmarrësve në programet intership që rikthehen në vendet e tyre përkatëse në BP dhe numrin e atyre që nuk rikthehen, por qëndrojnë në Gjermani?

Që kur program ka filluar, në të kanë marrë pjesë rreth 700 të rinj dhe të reja nga BP. Afërsisht 70% e tyre janë rikthyer në atdheun e tyre në BP; kurse 30 % kanë qëndruar në Gjermani, vazhdojnë kualifikimin ose punojnë . Por qëllimi i programit është që ata të kthehen dhe t'i sjellin BP njohuritë që kanë fituar, të punësohen në kompani ndërkombëtare në vendin e tyre apo edhe të treinojnë punonjësit e ardhshëm në bazë të njohurive që kanë fituar në Gjermani.

A është kush paraprak që të fitojnë intership-in, rikthimi i tyre në atdhe pas përfundimit te intership? A i pyesni për këtë para se të merret vendimi përfundimtar?

Jo. Nuk është. Kompanitë janë të interesuara të dinë motivimin e rinisë, nga se nisen për të marrë një intership në kompanite gjermane të biznesit. Kjo është kryesorja në intervistën qëkompanitë kryejnë para me kandidatët para se të marrin vendimin përfundimtar.

Emigrimi i rinisë është një problem i madh shqetësues në BP, që vë në pikëpyetje zhvillimin ekonomiko-social të rajonit dhe arritjen e standarteve të kërkuara për hyrje në BE. Energjitë dhe potenciali i rinisë, që po emigron në masë, nuk shkon në BP por në vendet ku rinia po emigron. Dhe ju sapo thatë që 30 % e alumni nuk kthehen. Çfarë mendoni për këtë situatë?

Pa dyshim, Brain Drain është një sfidë e madhe për BP. Jam e bindur që duhet të ndërmerren një sërë hapash që ikja, rrjedhja e trurit; nga rajoni të frenohet dhe mundësisht të ndalojë. Por duhet të pyesim vehten: Pse ikën rinia? Ju thatë që rinia në BP nuk është e kënaqur me sistemin e edukimit. A është arësye e ikjes sistemi arsimor, që nuk ka përqasjen e dhënies edhe të njohurive praktike? A është arësye mungesa e vendeve të reja të punës, fakti që tregu i punës nuk ofron mundësi punësimi për rininë pas mbarimit të studimeve të larta dhe kualifikimeve në vend? A është arësye që politikat në BP nuk marrin parasysh aspiratat e rinisë dhe të ardhmen e saj në atdhe? Apo është mungesa e një sistemi të mirë sigurimesh shoqërore? Mendoj se ka një kombimin të shumë arësyevedhe problemeve që duhen përballuar nga vetë vendet e BP.

Znj. Müller, ka edhe një këndvështrim tjetër: Individi, në shoqëritë demokratike, sot është i lirë të eksperimentojë, është e drejta e njeriut të shkojë për të jetuar dhe punuar atje ku realizon aspiratat dhe potencialin e vet, natyrisht duke respektuar ligjet, nuk e kam fjalën për qëndrim në mënyrë të paligjshme. Si e shihni ju raportin mes kësaj të drejte dhe nevojës urgjente që ka BP për të mbajtur rininë e tij në rajon?

Jam plotësisht dakord me këtë këndvështrim. Jetojmë në shekullin e 21-të. Është shekulli i globalizimit, Kushdo flet për lëvizjen, mobilitetin. Ka qindra programe që mbështesin lëvizjen e rinisë. Por ka ndryshim mes rinisë së Europës Perëndimore dhe asaj të BP: pjesa më e madhe e rinisë së Europës Perëndimore kthehet në vendin e saj , kurse e kundërta ndodh me rininë e BP. Ndryshimin duhet ta bëjnë vetë vendet e BP; vetë ato duhet të ndërmarrin hapa, të realizojnë ndryshimin që rinia të kthehet, në fund të fundit., pas përvojave, por të ketë mundësi të realizo jë potencialin dhe endrrat e veta.

 

Antje Müller është Drejtore e Programit për Ballkanin Perëndimor, në Komitetin për Marrdhënie Ekonomike me Europën Lindore, Programi intership i Biznesit Gjerman, Berlin.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...