Nd.Sekretari i Shtetit, Wess Mitchell kritikë drejtuesit opozitar në Maqedoni

E Enjte, 18 October 2018 08:18

Letra me përmbajtje mjaft kritike e Ndihmës-Sekretarit amerikan të Shtetit dërguar drejtuesit opozitar maqedonas për shkak të pengesave që ai dhe VMRO-ja i bëjnë ndryshimit të emrit të Maqedonisë, duket se nuk po ndryshon mendjen e Hristijan Mickovskit dhe partisë së tij. Z. Mickovski e quan “të vdekur” marrëveshjen me Greqinë. Ndërkaq, analistët mendojnë se kryeneqësia e VMRO-DPMNE-së mund ta çojë vendin drejt izolimit.

Zoti Mickovski ia kthen përgjigjen zyrtarit të lartë amerikan duke nënvizuar se procesi i bisedimeve rreth emrit ishte zhvilluar pa një ambient përshtatshëm, në mënyrë avanturiste dhe manipuluese; fshehtas nga opinioni publik, pa një strategji të vërtetë dhe me mesazhe të rreme. Se VMRO-ja ishte lënë jashta procesit dhe se marrëveshja me Greqinë u arrit pa një konsensus në Maqedoni.

Ai e quan marrëveshjen të vdekur dhe refuzon ta pranojë atë, ndërsa shkruan se do t’i kundërvihet në mënyrën më të fuqishme me mjete demokratike.

Ai thekson se nuk mund të besojë në kontributin e qëndrueshmërisë, paqes dhe sigurisë nëse njihet marrëveshja. Sipas Mickovskit shumica dërrmuese në referendum e hodhi poshtë marrëveshjen;

Drejtuesi opozitar të gjithë fajin për pasojat me të cilat mund të ballafaqohet Republika e Maqedonia, ia hedh rivalit të tij politik, Kryeministrit Zoran Zaev.

Por, analistët mendojnë ndryshe.

Sefer Tahiri thotë se SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar kanë një qëndrim shumë të qartë për sa i përket çështjes së emrit të Maqedonisë.

“Vlerësoj që letra ishte një porosi drejtuar para së gjithash liderit të opozitës maqedonase Hristijan Mickovski dhe VMRO-DPMNE-së që të ngriten mbi interesat etnike, imagjinare etnocentrike, të cilat e projektojnë Maqedoninë si shtet të maqedonasve që do të vazhdonte ta ruajë emrin kushtetues Republika e Maqedonisë, gjë që është e pamundur dhe të ngriten para së gjithash mbi interesat ditore partiake po shihet që VMRO-DPMNE-ja dëshiron ta shfrytëzojë çështjen e emrit, atë të referendumit për emrin për pikë politike dhe për organizimin e zgjedhjeve të reja ku eventualisht do të shënonte një rezultat më të favorshëm që do t’i siguronte pjesëmarrje në qeveri”, thotë Tahiri.

Xhelal Neziri vlerëson se letra e zotit Mitchell paraqet rikonfirmimin e administratës së Presidentit Trump kundrejt Marrëveshjes së Prespës dhe përkushtimin e SHBA-ve për zhvillimet në rajon.

”Një aspekt tjetër i kësaj letre është një lloj konfirmimi i tezës se kjo marrëveshje është maksimumi që mund të arrihej si kompromis nga ana e Maqedonisë në negociatat me Greqinë dhe aspekti tjetër është që VMRO-DPMNE-ja si parti opozitare të vetëdijësohet dhe të mos mbajë llogari vetëm për një kastë të caktuar politike, jo vetëm për figurat e saj që përbëjnë ish-kryesinë, por të ketë sens për aspektin historik të kësaj marrëveshjeje (me Greqinë), për investimin që është bërë si nga SHBA-ja dhe BE-ja”, thot analisti Neziri.

Analisti Sefer Tahiri vlerëson se Hristijan Mickovski dhe drejtuesit e VMRO-së megjithatë nuk do të ndryshojnë qëndrimin:

“Por mendoj që e kanë marrë seriozisht thirrjen që deputetët të lihen të litrë dhe të votojnë në bazë të vullnetit të tyre politik dhe individual dhe që të ms ketë trysni nga askush, qoftë edhe nga kryetari i partisë”, shprehet Tahiri.

Ndërkaq Xhelal Neziri mendon se kryeneqësia e VMRO-DPMNE-së e çon fillimisht atë drejt izolimit, por se do të kishte mëpastaj edhe efekte negative për të gjithë vendin:

Në rast se VMRO-ja do të vazhdojë me politikën destruktive kundrejt Marrëveshjes së Prespës, në rast se vazhdon ta quajë këtë si një marrëveshje të vdekur, unë mendoj se ajo (VMRO-ja) do të jetë përgjegjëse kryesore për situatën e pafavorshme për Maqedoninë që do të pasojë në periudhën e ardhshme”, nënvizon analisti Neziri.

Ndihmës-Sekretari i Shtetit Wess Mitchell shprehte zhgënjimin për shkak të pengimit nga VMRO-ja ndaj zgjidhjes së plotë të çështjes së emrit të Maqedonisë, ndërsa i kërkonte drejtuesit opozitar maqedonas që të shmang kërcënimet e dhunshme ndaj ligjvënësve të partisë së tij të cilët do të votonin në parlament për ndryshimin e emrit përmes amendamenteve kushtetuese.

Është një mundësi historike që me gjasë nuk do të përsëritet për vite të tëra, nëse jo edhe dekada”, theksohej në letrën e Ndihmës-Sektrearit Wess Mitchell.

“Siç kemi diskutuar, Shtetet e Bashkuara fuqimisht besojnë që Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë është mundësi historike që Maqedonia të sigurojë një ardhmëri më të ndritshme dhe të kontribuojë në sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit. Përkundër pohimeve se ka mundur të arrihet ‘një marrëveshje më e mirë’, ne nuk besojmë që një gjë e tillë është e mundur. Kjo marrëveshje ka kërkuar kompromis nga të dy palët. Është një mundësi që me gjasë nuk do të përsëritet për vite të tëra, nëse jo edhe dekada”, shkruhet në letrën e dërguar nga zyrtari amerikan.

Zoti Mitchell thekson më tej se nuk do ta befasonte fakti zotin Mickovski që SHBA-të kanë qenë të dëshpëruara nga pozitat e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së në lidhje me referendumin dhe me hapat në parlament në lidhje me ndryshimet në kushtetutë.

Ai vë në dukje se qytetarët e Maqedonisë nga të gjitha komunitetet dhe partitë, duke përfshirë edhe atë të zotit Mickovski, fuqimisht mbështesin anëtarësimin në NATO dhe në BE, dhe se kështu ka qenë që nga pavarësimi i vendit, siç nënvizon z. Mitchell.

“Tani është në duart e Parlamentit që të ndërmarrë hapin e ardhshëm dhe vendimmarrës. Ju nxisim që të krijoni hapsirë, në mënyrë publike dhe private, për deputetët e koalicionit tuaj që ata të vendosin si do të votojnë mbi ndryshimet kushtetuese, të lirë nga kërcënimet me dhunë, ndëshkim dhe forma të tjera të detyrimit”, thuhet në letër.

Më tej, Ndihmës-Sekretari amerikan thotë se ky është një moment me rëndësi historike për Maqëdoninë, një moment që kërkon udhëheqësi të guximshme dhe pjekuri. “Si mik i vërtetë dhe mbështetës i Maqedonisë, ju nxisim që të leni anash interesat partiake dhe të çoni përpara intereset tona të përbashkëta strategjike dhe të siguroni një ardhmëri më të ndritshme për qytetarët tuaj në familjen Evropiane të kombeve”, përmbyllet kështu mesazhi i zotit Mitchell dërguar drejtuesit opozitar maqedonas, Hristijan Mickovski.

Ndërkohë, parlamenti i Maqedonisë të mërkuren e vazhdoi debatin mbi ndryshimet kushtetuese që burojnë nga Marrëveshja e Prespës. Kryeministri Zoran Zaev ka bërë një ofertë për falje dhe pajtim në lidhje me sulmet e dhunshme në parlament në prillin e 2017-s, që nuk është pritur mirë në opinionin publik të vendit, për shkak të tendencave për përzierje në punët e gjyqësorit , e që do të linte një imazh të keq nga ana tjetër në aspektin e besimit edhe ashtu të ulët të sundimit të ligjit në këtë vend.

Ndërkohë që VMRO-ja nuk e ka komentuar ofertën, një pjesë e të akuzuarve për 27 prillin, 2017, kanë reaguar duke kërkuar drejtësi dhe jo falje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...