×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Një paqe negative

Tuesday, 23 October 2018 11:17

Formati i ri katërsh, për të cilin ka bërë ftesë ndër të tjera edhe Gjermania, thuhet se ka si synim një zgjidhje paqësore për Sirinë.

Lufta në Siri është vendosur në aspektin ushtarak, por është larg së mbaruari. Për më tepër ka zënë vend një paqe negative, në të cilën shumica e aktorëve janë përkohësisht të kënaqur me atë që kanë arritur. Kjo gjendje nuk mënjanon shkaqet e luftës, sepse edhe më tej ka dhunë dhe një pajtim i shoqërisë siriane vazhdon të jetë i largët. Gjendja aktuale është pasojë e sjelljes realpolitike të aktorëve Rusi, Iran dhe Turqi.  

Ata morën iniciativën në formatin e bisedimeve Astana dhe anashkaluan në këtë mënyrë procesin e paqes të Gjenevës të Kombeve të Bashkuara. Procesi i OKB-së pati mbetur i pasuksesshëm sepse të gjitha partitë besuan për një kohë të gjatë në zgjidhje ushtarake dhe sepse Kombet e Bashkuara nuk zotërojnë masa detyruese, për ta imponuar nismën e tyre.

Takimi i nivelit të lartë, në të cilin Ankaraja fton tani Gjermaninë, Francën dhe Rusinë, hap shansin, që edhe Evropa, e cila nevojitet për rindërtimin e Sirisë, të ketë të paktën mundësinë që të bashkëthotë fjalën e saj në tryezën e negociatave për të ardhmen politike të Sirisë./DW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...