Tregu i borxhit në Itali – Zbuten luhatjet pas vlerësimit të “Standard & Poor’s”

Hënë, 29 October 2018 15:20

Interesat e borxhit 10-vjeçar në Itali ranë në nivelin më të ulët në 1 javë, duke tkurrur hendekun me titujt 10-vjeçar në Gjermani, ndërkohë që agjencia Standard & Poor’s qetësoi investitorët duke mos ndryshuar vlerësimin e kreditit. Agjencia la të pandryshuar notën për Italinë në BBB, që është dy gradë sipër mbeturinës, megjithatë uli perspektivën në negative nga të qëndrueshme, duke thënë se politikat e reja të Qeverisë do të ndikojnë në rritjen ekonomike dhe nivelin e borxhit.

Vendimi për të mos ndryshuar profilin e kreditit, pasi agjencia tjetër Moody’s e zhvlerësoi Italinë, solli pak lehtësim në tregun e borxhit, që kishte marrë goditje nga planet e shpenzimeve të Qeverisë së re dhe tensioneve me Brukselin. Në nisje të tregtisë për këtë javë, titujt qeveritarë të borxhit ranë me 6-16 pikë bazë për të gjitha maturitetet. Yield-i i titujve 10-vjeçar ra në 3.33%, niveli më i ulët në 1 javë. Kjo solli tkurrjen e hendekut me titujt gjermanë, që merren për referencë në të gjithë Europën, në 299 pikë bazë apo 2.99%, nga 3.06% që ishte ditën e Premte.

Commerzbank deklaroi se veprimi i Standard & Poor’s, qetësoi investitorët. Sipas të përditshmes, il Corriere, nëse hendeku mes titujve italianë të borxhit dhe atyre gjermanë rritet në nivele të papërballueshme, qeveria italiane është gati që të mbështesë bankat vendase me kredi, garanci shtetërore dhe masa të tjera. Në Gjermani, tregu i borxhit ka pasur luhatje në nisje të javës, ndërkohë që kristianë demokratët e Angela Merkel dhe partia në koalicion, pësuan humbje të mëdha në zgjedhjet rajonale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...