Një kompani farmaceutike në Britani të madhe është duke u hetuar pas vdekjes së foshnjave në disa spitale britanike, njoftoi policia.
Me këto akuza të rënda po përballet kompania ITH Pharma Ltd me seli në Londër, pasi dyshohet se ka furnizuar me ushqime të kontaminuara foshnjat e lindura në mënyrë të parakohshme midis 27 majit dhe 2 qershorit 2014. Mësohet se akuzat vijnë pas një hetimi të nisur në vitin 2014, kur tri foshnja gjetën vdekjen nga helmimi i gjakut.
“Scotland Yard” tha në një deklaratë të mërkurën: “ITH Pharma Ltd, me seli në Premier Park, NË10, është akuzuar me shtatë akuza për furnizimin e një produkti medicinal i cili nuk ishte i natyrës apo cilësisë së specifikuar në recetë më 27 maj 2014. Kompania do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster të hënën, më 17 dhjetor.”
Foshnjat që vdiqën u trajtuan në dy spitale: “St Thomas’ në Londër dhe “Rosie Maternity Hospital”, në Cambridge.