Administrata e Presidentit Donald Trump njoftoi të premten rivendosjen e të gjithasanksioneve të Shteteve të Bashkuara mbi Iranin, të cilat ishin hequr nën marrëveshjenbërthamore të vitit 2015.
Sanksionet do të hyjnë në fuqi të hënën dhe mbulojnë sektorët të tillë si transporti,sektori financiar dhe ai energjetik i Iranit. Ky është grupi i dytë i sanksioneve qëadministrata rivendos që kur Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshjahistorike në muajin maj.
Me përjashtime të kufizuara, sanksionet do të penalizojnë ato vende të cilat nukndalojnë importimin e naftës iraniane dhe kompanitë e huaja që bëjnë biznes me njësiiraniane që ndodhen në listën e zezë, përfshirë bankën qendrore të Iranit, një numërinstitucionesh financiare private si dhe portin e kompanitë e transportit nënmenaxhimin qeveritar.
Sekretari i shtetit Mike Pompeo tha se sanksionet "synojnë të ndryshojnë rrënjësisht sjelljen e Republikës Islamike të Iranit". Ai publikoi një listë me 12 kërkesa që Irani duhet të plotësojë nëse dëshiron heqjen e sanksioneve. Ato përfshijnë dhënien fund të mbështetjes për terrorizmin, dhënien fund të angazhimit ushtarak në Siri si dhe ndalimin e plotë të prodhimit të raketave bërthamore dhe balistike.
“Presioni maksimal nënkupton presionin maksimal, '' tha sekretari Pompeo.