Klimë e helmuar para zgjedhjeve për kongresin në SHBA

Hënë, 05 November 2018 08:48

Pas një jave në SHBA zhvillohen zgjedhjet për kongresin. Këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm për presidentin Donald Trump, i cili has në kritika për retorikën agresive elektorale.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump viziton me First Lady Melania Pittsburghun, pas atentatit ndaj një sinagoge, ai do të ngushëllojë të afërmit e njëmbëdhjetë viktimave. Megjithatë vizita e Trumpit brenda komunitetit hebre është e diskutueshme. Më shumë se 30.000 anëtarë të komunitetit kanë nënshkruar një letër të hapur, se Trump nuk është i mirëpritur në Pittsburgh, pasi ai e ka forcuar nacionalizmin e bardhë në SHBA. “President Trump, ju nuk mund të vini tek ne”, deklaroi Tammy Hepps, një ndër ato që e kanë nënshkruar letrën e hapur, “ju duhet të distancoheni qartazi fillimisht nga fjalët dhe politika, që keni ndjekur këto ditë”.

Një javë para zgjedhjeve të kongresit, Trumpit i duhet të mbrohet prej kritikave të ashpra. Retorika e tij e fushatës elektorale është bashkëpërgjegjëse për krimin më të rëndë me motive antisemitiste në tokën amerikane, thonë jo vetëm politikanët demokratë, por edhe repbulikanë të moderuar si deputeti Charlie Dent: “Presidenti duhet të jetë një model më i mirë. Ai duhet të heqë dorë nga retorika nxitëse dhe të bëjë më shumë për të na bashkuar ne e jo për të na përçarë.”

Sipas konstatimeve të policisë, atentatori 46 vjeçar nga Pittsburghu donte të vriste mundësisht shumë hebrej, sepse besonte në teoritë e komplotit, sipas të cilave organizatat hebreje po sjellin në masë migrantë ilegalë në SHBA. Trump pas masakrës e dënoi aktin antisemitist me fjalë të qarta. Por në fushatën elektorale më parë ai nxiti me vetëdije frikën nga një “invazion i migrantëve ilegalë”. Ndërkohë që ai mbron kufirin me mbi 5000 ushatrë, demokratët – sipas tij – “po ftojnë karvanë pas karvanësh me të huaj ilegalë në vend”:

Trump ka kritikuar shpesh donatorët e mëdhenj hebrej të partisë demokrate si George Soros apo kryetarin prej shumë vitesh të bankës investuese Goldman Sachs, Lloyd Blankfein, si “Globalistë”, një fjalë që përdoret rëndom si fjalë fyese për “kapitalin e madh hebre”. Ai në fakt thotë për vete, se është krenar që është “nacionalist”.

Por jo vetëm Trump e ndez atmosferën gjithsesi të acaruar, edhe disa demokratë me orientim të majtë bëjnë të njëjtën gjë. Deputetja Maxine Waters, të cilën Trumpi shpesh e cilëson si politikane me  “IQ të ulët”, në verë u bëri thirrje përkrahësve të saj, që t’i kundërvihen Trumpit dhe anëtarëve të qeverisë së tij: “Nëse shihni ndonjë nga kabineti i tij, në ndonjë restorant apo dyqan, atëherë bëni zhurmë dhe thoini, që nuk janë të mirëseardhur aty!”

Që nga ajo kohë republikanë drejtues janë dëbuar ose ofenduar në restorante. Eshtë e paqartë, se çfarë influence mund të kenë atentati në Pittsburgh dhe paketat bombë ndaj rezultatit të zgjedhjeve pas një jave.

Edhe pse vizita e Trumpit në Pittsburgh është e diskutueshme, rabbini Jeffrey Myers do ta mirëpresë presidentin. Të hënën rabbini u bëri thirrje politikanëve të të dyja partive, që sërish “si udhëheqëset tona të sillen “në mënyrë të civilizuar mes tyre, si udhëheqëset tona ato duhet të jenë shembull!”/DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...