Një vajzë 10-vjeçare, e cila mbeti shtatzënë pasi u përdhunua nga vëllai i saj i madh, solli në jetë një djalë.
Fëmija, identiteti i së cilës nuk dihet, lindi përmes operacionit në një spital në Florencia të Kolumbisë.
Si foshnja e porsalindur ashtu edhe nëna e tij raportohet se janë mirë.
Përdhunimi ndodhi në Puerto Leguizamo, ku vajza jetonte me prindërit e saj. Sipas mediave lokale, prindërit e vajzës nuk donin të raportonin djalin e tyre tek autoritetet lokale.
"Sipas informacionit që kemi marrë nga policia, e mitura ngeli shtatzënë pasi u abuzua seksualisht nga një anëtar i familjes, vëllai i saj,"-tha drejtori i spitalit, Camilo Diaz.