×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pentagoni dëshiron të ndalojë furnizimin me karburant të avionëve arabë

Saturday, 10 November 2018 15:11

Pentagoni po lëviz drejt ndaljes së furnizimit me karburant të avionëve arabë, të cilët kanë zhvilluar një fushatë bombardimesh për tre vjet me radhë kundër rebelëve Huthi në Jemen, thanë zyrtarët amerikanë më 9 nëntor.

Ky vendim vjen pas zemërimit kundër Arabisë Saudite nga Kongresi, ku ligjvënësit kanë kërcënuar se do të ndalojnë shitjen e armëve ndaj aleatit të SHB-së, që po përballet me akuza se në sulmet ajrore janë vrarë mijëra civilë jemenas.

“Kam bërë thirrje për këtë që tre vjet”, tha përfaqësuesi demokrat, Ted Liu.

“Ne nuk është dashur që t’i mbështesim krimet e luftës të koalicionit dhe unë pres që të shqyrtohet roli i SHBA-së në Jemen, kur të kemi shumicën në Kongres”, tha ai.

Ndalimi i furnizimit të avionëve arabë nuk afekton asistencën ushtarake dhe trajnimet që jep SHBA-ja, me qëllim që të përmirësohet saktësia e sulmeve ajrore saudite, thanë zyrtarët. Në luftën në Jemen janë vrarë mbi 10 mijë persona dhe janë zhvendosur mbi 2 milionë të tjerë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...